Rreth nesh

Dr. Shkëndije Dobruna u specializua në lëmin e Dermatologjisë me Venerologji në Univeristetin e Tiranës, për të vazhduar subspecializimin në fushën e Kirurgjisë së lëkurës në Klinikën Universitare “Landes Krankenhaus” të Gracit të Austrisë (1997-1999).

Ka magjistruar në Prishtinë në temën “Kanceri i lëkurës, diagnoza dhe mjekimi”.
Ka marrë pjesë në kongrese evropiane dhe botërore të Dermatologjisë në Paris-Francë, Firencë- Itali, Goteborg-Suedi.
Ka marrë pjesë në workshop dhe trajnime të shumta për:
Botox dhe Fillera (kolagjen) në Wels-Austri, Munih-Gjermani,
Laser në Grac dhe Nicë; Dermaroller – Londër; PRP Gjenevë-Zvicër;
Peeling (Skin Tech dhe Neostrata AHA peeling) Grac, në Paris, Nicë, Vjenë;
Terapi Fotodinamike për trajtimin e prekancerozave dhe kancerit fillestar të lëkurës, Grac.
Punon në Klinikën Universitare të Prishtines në repartin e Dermatovenerologjisë nga viti 2000.
Në vitin 1996 ka themeluar Klinikën private “Derma”, për të vazhduar veprimtarinë në vitin 2000; në klinikë aplikon metoda të avancuara dermatologjike, dermatokirurgjike dhe estetike.

“Unë besoj se mirëmbajtja e shëndetit varet nga zgjedhja e mënyrës së jetesës. Që të jetojmë mirë, ne duhet të dukemi mirë dhe të ndjehemi mirë.”

Broshura e DermaD: