Shërbimet

Lazeri me CO2 të fraksionuar

Lazeri Factor D është lazer që disponon modulin e fraksionuar dhe modulin CO2 normal.

Lazeri me CO2 të fraksionuar

(Fraksional CO2) pёrdoret për trajtim:
-të rrudhave të thella;
-të ndryshimeve të rënda teksturale, tё provokuara nga dëmtimi prej rrezeve tё diellit;
-të rrudhave tё vogla;
-të lёkurës së lodhur e të papastёr nё dukje;
-të shenjave nё fytyrё pas akneve e lёndimeve; dhe
-të plagëve kirurgjikale apo traumatike.
Ky lazer mund të përdoret edhe:
– për trajtimin e lëkurës delikate rreth syve dhe rreth gojës;
-për një trajtim shumë të efektshëm të prekancerozave, të shkatuara nga rrezet e diellit (Keratozat aktinike), fibromave dhe nevuseve epidermale pa ngjyrё.

Lazeri me CO2 tё fraksionuar mund të përdoret gjithashtu për të përmirësuar cilësinё, rrudhat dhe kuperozёn mbi qafë, në gjoks, në duar, parakrah dhe këmbë.
*Këto trajtime duhet të bëhen vetëm nga ekspertë, sepse në këto zona rreziku i komplikimeve është shumë i lartë.

Moduli CO2 normal, për shkak të agresivitetit, mund të përdoret në raste ndryshimesh parakanceroze dhe një mori të metash të tjera të lëkurës si dhe lezionesh beninje si nevuset e bardha, hiperplazionet sebaceale, xantelasmat (klantelazmat) dhe fibromat.

Si funksionon Lazeri me CO2 të fraksionuar?

*Ky lazer merr rreze nga CO2 dhe i fraksionon duke mundёsuar depërtimin e tyre në shtresat e thella të lëkurës dhe kështu provokon riparimet e lëkurës sё dëmtuar duke e zëvendësuar atë me lëkurë të re.
*Dёmtimet anёsore (kolaterale) – nga ngrohja ndihmojnё gjithashtu në tkurrjen e kolagjenit, prandaj mund të bëhet njëkohësisht trajtimi i pjesshëm lazerik për qёllime kozmetike.

Sa kohë zgjat efekti i një trajtimi lazerik me CO2 tё fraksionuar?

*Kohëzgjatja e efektit të trajtimit me Lazer CO2 të frakskonuar varet nga fakti se sa mbrohet lëkura nga dielli si dhe nga faktorë të tjerë, të cilët shkaktojnë plakjen e organizmit (shëndetit) në përgjithësi, si: pirja e duhanit, ndryshimet në peshë, pagjumёsia etj..
*Nëse pas trajtimit aplikohet kremi mbrojtёs nga dielli si dhe pёrdoren kapela mbrojtёse, efektet e mira tё trajtimit lazerik mund tё kenë qëndrueshmëri për disa vjet.

Sa kohё nevojitet pёr trajtimin me Lazer CO2 tё fraksionuar?

*Duhet pasur parasysh se trajtimi me Lazerin CO2 të fraksionuar mund tё bёhet mё i thellё ose agresiv dhe më i cekët.
*Për një trajtim të thellë nevojitet një kohë më e gjatë. Për këtë trajtim edhe koha e shërimit është më e gjatë.
*Për një trajtim të cekët nevojitet një kohë më e shkurtër. Edhe koha e shërimit pas këtij trajtimi, është më e shkurtër.
*Trajtimi i thellё jep në përgjithësi rezultate mё tё mira.
Megjithëkëtë, disa pacientë parapëlqejnë të kenë dy trajtime jo shumë të thella, në mënyrë që të shmangin një periudhё mё tё gjatё shёrimi.

Pas sa kohe do të shihen rezultatet?

Disa rezultate mund të shihen menjëherё, kurse rezultatet e plota mund të shihen brenda 3 deri 6 muajsh.
Pas shërimit të lëkurës, që mund të marrë 3-14 ditë, lëkura mund të jetë pak e skuqur për një periudhë prej 4 deri në 6 javë. Gjatë kësaj periudhe, lëkura mund tё duket me më pak njolla dhe, me kthimin e ngjyrës normale, do të duken më pak rrudha dhe më pak shenja me teksturë tё pёrmirёsuar e me shumë shkëlqim.

Sa kushtojnё trajtimet?

Kostoja varet nga zona ku bëhet trajtimi. Trajtimi deri në 2 zona mund të bëhet njëkohësisht. Për shembull, në të njëjtën kohë mund të bëhen trajtimet nё fytyrë dhe qafë ose në qafë dhe gjoks. Për këto trajtime çmimet janë të ndryshme.

Nuk është e këshillueshme tё trajtohen disa zona në të njëjtën kohё pёr shkak të komplikimeve tё mundshme. Kjo edhe për shkak se kremi anestetik, qё përdoret përpara trajtimit, mund tё jetë toksik, sidomos nёse pёrdoret nё sasi tё madhe.

Si kryhet dhe sa zgjat trajtimi?

Trajtimi mund tё zgjasë për 2 deri 3 orё.
Trajtimi fillon me pastrimin e zonёs qё do të trajtohet, dhe pastaj vihet kremi anestetik (vetёm pёr trajtime të thella/agresive), i cili duhet tё mbahet pёr 1 orё. Ndёrkohё pacienti mund tё marrë ndonjё qetёsues ose antiinflamator, qё siguron rehati gjatё trajtimit. Pasi tё jetё mpirë lёkura për një orë, fillon trajtimi lazerik, i cili mund tё shkaktojë njё ndjesi si pickimesh me gjemba pa dhembje, dhe mund tё zgjasë deri njё orё.
Qëndrimi në ordinancë duhet të planifikohet rreth afro 2 orё e gjysmё.

A ёshtё i sigurt trajtimi rreth syve?

Trajtiimi rreth syve ёshtё i sigurt, sepse, për të mbrojtur syrin, pёrdoren syze mbrojtёse speciale pёr lazer.
Trajtimi rreth syve kryhet nё kapakun e sipёrm dhe tё poshtёm. Pas trajtimit, ёshtё normale të shfaqet një ënjtje dhe skuqje, që mund të zgjasë 2-4 ditë.
Gjatë kohës së shërimit duhet të shmangen rrezet e diellit.
Nëse pacienti dëshiron që trajtimin me lazer ta bëjë për dukje më të mirë në fotografi për raste speciale ose për ngjarje të tilla, për tërë procesin duhet të planifikojë së paku 2-3 javë, sa mund të zgjasin trajtimi dhe shërimi.

Si do të dukeni pas trajtimit dhe sa është koha e shërimit?

Gjatë 24 orëve të para pas trajtimit, lëkura mund të ndihet sikur të jetë djegur nga dielli. Gjatë kësaj kohe duhet tё pёrdoren pako akulli për 5-10 minuta në orë për 5-6 orët e para pas trajtimit.

Lëkura do të qёrohet për 2-7 ditë dhe do të jetë e skuqur për 3 deri 6 javë. Shërimi varet nga thellësia e trajtimit.
Një javë më pas, për të mbuluar skuqjen, mund të pёrdoret pudër e njomё. Ndonjёherё, po mjaft rrallë, mund të zhvillohet hematoma, për tërheqjen e sё cilёs nevojiten deri 10 ditë.
Nё rast se pacieni planifikon ndonjё rast special, si dasmё, fotografim të veçantë ose pjesëmarrje në ndonjë manifestim a solemnitet, trajtimi duhet tё bëhet 2-4 javë mё përpara. Pas trajtimeve lazerike në pjesё të trupit, sikurse janë parakrahёt dhe kёmbët, nevojitet një kohё mё e gjatё shërimi.

Kthimi në punë dhe aktivitete të tjera

Duhet të kihet parasysh fakti se për trajtime të lehta do të duhen 3-5 ditë për shёrim, kurse për trajtime më të thella, duhen planifikuar 7-10 ditë për shërim, para se të dilet në publik.

Sa trajtime do të jenё të nevojshme ?

Numri i trajtimeve varet nga shkalla e dëmtimit tё lёkurёs, nga madhësia e shenjave, vrimave, njollave ose rrudhave. Varet gjithashtu edhe nga koha sa mund të mungojë klienti/pacienti në punët e tij ose në jetën sociale.
Nëse mund të ketë në dispozicion 7 ditë, zakonisht do të duhet vetëm 1 trajtin ose, eventualisht, 2 trajtime.

A ka ndonjë arsye për të mos u trajtuar me këtë lazer?

Arsye për se nuk mund të bëhet një trajtim me Lazerin CO2 tё fraksionuar, mund të jenë: përdorimi i barnave që rrisin fotosensitivitetin, përdorimi i antikoagulantëve, përdorimi i Roaccutanit në vitin e fundit (së paku 6 muaj), kimioterapia, historia e shërimit me vështirësi të lëkurës, historia e çrregullimeve të gjakderdhjes dhe shtatzënia.

Procedurat Dermatokirurgjike

– Procedurat intervenuese dhe Dermatokirurgjike;
– Metodat kirurgjike;
– Eliminimi i lezioneve të padëshirueshme, nishaneve (bengave), tumoreve dhe kancerit të lëkurës me metoda kirurgjike nën anestezi lokale;
– Elektrokirurgjia – eliminimi i ndryshimeve të lëkurës me Elektrokauter
(Lythat,Fibromat,Condyllomat) Kirurgjia me Radio-frekuencë;
– Kriokirurgjia – Heqja e lezioneve të padëshirueshme përmes ngrirjes me Azot të lëngshëm;
– Terapia Fotodinamike për trajtim të Tumoreve fillestare të lëkurës dhe prekancerozave të lëkurës;
– Intervenime për trajtimin e fushave të vogla pa flokë

Procedurat Estetike dhe Kozmetike

Procedurat Estetike dhe Kozmetike

1. Depilimi permanent
2. Përtëritje e lëkurës
3. Trajtimi i rrudhave
4. Mbushësit – Fillerat
5. Trajtimi i skuqjeve, kapilarëve, Nevus Flamenus
6. Djersitja e shtuar
7. Dermaroller
8. Trajtim Cellulliti
9. Mirëmbajtje e lëkurës

1.Depilimi permanent

dermad-94
Reduktimi permanent i qimeve të fytyrës dhe trupit me IPL. Terapia me Dritë Intensive pulsuese
IPL është terapia më e re dhe e zhvilluar për eleminimin permanent të qimeve të trupit, që dëshmon efektivitetin e tij superior ndaj trajtimeve të tjera laserike. Studimet e kryera dëshmojnë për efektet më të vogla të dëmshme në lëkurën përreth dhe përmirësimin e vetë lëkurës në vendin e aplikimit, meqenëse vetë IPL përdoret edhe për revitalizimin e lëkurës (rejuvenation). Një përfitim tjetër i trajtimit me IPL është se vetë procedura është më e shkurtër se e trajtimeve të tjera laserike, dhe merr më pak kohë për reduktimin e suksesshëm dhe permanent të qimeve, dhe tërë kjo për pacientin kursen kohën dhe paratë.

Si funksionon IPL?

IPL në të vërtetë është laser jokoherent që përdoret me qëllim të dëmtimit të folikulës së qimes së padëshiruar. Për efektivitet maksimal në shkatërrimin e qimes, koha e ekspozimit, niveli i energjisë dhe gjatësia valore caktohen individualisht.
Folikula e qimes si cak i trajtimit, absorbon energjinë dhe ngohja që krijohet, e dëmton atë. Trajtimet duhet të bëhen në intervale kohore 6- javëshe, koha kur pritet që në fazë të rritjes të jenë më shumë qime.
IPL rekomandohet si trajtim laserik pavarësisht nga fakti se dritën laserike e ka të ndryshme nga laserët tjerë. IPL aplikon me efekt të madh gjatësi valore krejtësisht tjetër nga laserë të tjerë, po, megjithatë, është i njohur për një shkallë të lartë saktësie-preciziteti, dhe kjo me një dëmtim minimal të indit përreth.

Trajtimi me IPL krahasuar me laserë tjerë

IPL është efektiv edhe në pothuaj të gjitha tipet e lëkurës me qime të zeza, meqenëse qimja e zezë është ajo që absorbon energjinë e dedikuar për shkatërrimin e saj.

Si vepron laseri për reduktimin permanent?

IPL po dëshmon efektivitetin e vet superior ndaj trajtimeve të tjera laserike. Meqenëse, përveç për reduktimin permanent të qimeve, përdoret edhe për kapilarë të fytyrës dhe trupit, shenja të kuqe kapilarike të lindura (Nevus Flamenus, Hemangiomat), për revitalizimin e lëkurës dhe stimulimin e prodhimit të kolagjenit, madje edhe deri në patologjitë, si trajtimi i Mykut të thonjve (Onychomycosis) dhe Akneve.

Si kryhet trajtimi për depilim?

Aplikatori vendoset në kontakt me lëkurën pas vënies së xhelit.
Energjia e filtruar e dritës intensive, e liruar nga aplikatori, depërton në lëkurë ku e absorbojnë qelizat e folikulës, dhe ajo shndërrohet në nxehtësi 70 gradë, bën denatyrimin e saj dhe në këtë mënyrë pamundëson funksionimin folikulës në rritjen e qimes.
Për këtë arsye, pra për shkak se absorbojnë energjinë shkatërrimtare për to, qimet e zeza reagojnë me efektivitet më të madh.

A shkakton dhembje trajtimi?

Meqenëse energjia e dritës intensive absorbohet nga melanina, dhembje shfaqen më shumë tek personat me lëkurë më të zezë, dhe ndihen (perjetohen) si shpime intensive nga brusha e fokëve.
Para trajtimit të parë për 4 javë nuk rekomandohet trajtimi me dyllë, në mënyrë që të grumbullohen më shumë qime në fazë të rritjes. Gjatë gjithë kohës së këtij trajtimi, qimet nuk duhet të trajtohen me mënyra e mjete të tjera depilimi, përveçse me mjete rroje (“zhilet”).
Për trajtimin e tyre, rekomandohet që qimet të jenë të gjata 1-2 mm, në mënyrë që të vërehet fusha e trajtimit.

Pse rriten qimet edhe pas trajtimit?

1-3 javë pas trajtimit fitohet përshtypja që qimet kanë ngelur në lëkurë dhe nuk janë dëmtuar. Kjo ndodh për arsye të dëmtimit që ndërpret rritjen e qimes, kështu që ajo qëndron si e tillë derisa ta nxjerrë jashtë retrahimi i lëkurës. Kjo do të thotë që, gjatë kësaj periudhe, do të bien qimet e shkatërruara.

Cilat jane efektet anësore?

Drita nga IPL është plotësisht e sigurt. Gjatë trajtimit duhet të kihet kujdes që të vihen syze mbrojtëse dhe një kujdes i posaqem duhet t’i kushtohet fushës rreth nishaneve të pigmentuara.
Pas trajtimit mund të shfaqet një skuqje që zgjat disa orë deri 2-3 ditë, kurse në raste të rralla mund të ketë reagime dhe me fshika, sikur pas ekspozimit në diell.

Sa trajtime janë të nevojshme?

Vetëm qimet që janë në fazë të rritjes mund të shkatërrohen gjatë trajtimit me IPL. Zakonisht 30 % të qimeve janë në fazë të rritjes, prandaj është e rekomandueshme që të bëhen më së paku 6 (gjashtë) trajtime. Ka raste individuale kur janë të nevojshme dhe më shumë trajtime, sidomos për rastet e trajtimit të qimeve në fytyrë dhe kur bëhet fjalë për çrregullime hormonale. Kohëzgjatja e ciklit të rritjes variron nga 6-24 javë, prandaj dhe trajtimet bëhen 1 herë në 6 javë për fytyrë, kurse në 8-12 javë në trup.

Çfarë duhet të dihet para trajtimit?

Pacienti nuk duhet të jetë rrezitur një muaj para trajtimit dhe menjëherë pas trajtimit duhet të evitojë ekspozimin në diell për 4-5 ditë, pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së shtuar ndaj UVA ( rrezeve ultravjollcë)

Sa zgjat trajtimi?

Trjatimi për fytyrën mund të zgjasë 10-15 minuta, kurse për fusha të mëdha, si shpina, gjoksi apo këmbët, trajtimi zgjat perafërsisht 1 orë.

A është definitiv reduktimi i qimeve?

Studimet e fundit dhe përvoja jonë tregon se redukimi i qimeve bëhet me sukses deri 80 %.

-KUJDES! Gjithmonë para trajtimit, duhet të këshilloheni me Dermatologun e kualifikuar.

2.Përtërirja e Lëkurës

Ripërtërirja me IPL

Këto trajtime rekomandohen shpesh për arsye të efektit selektiv të energjisë intensive të filtruar të dritës, të emtuar me aparaturë (IPL). Në këtë rast, me ngrohje dhe me ndriçim (IPL), arrihet rimodelimi i kolagjenit në dermis pa ndikuar fare në epidermis, prandaj trajtimi bëhet pa lënë ndonjë gjurmë (shenjë), përveç një skuqjeje të lehtë dhe kështu bëhet e mundshme që pacienti të vazhdojë rutinën ditore.
Aplikimi: Një xhel i tejdukshëm vihet në lëkurë, mbi të cilën do të kalojë dorëza laserike e mbështetur lehtë
Meqenëse stimulohen shtresat e thella të lëkurës, nevojiten 4 javë për t’u parë shenjat e para të ripërtërirjes. Rezultatet janë individuale dhe shpesh ndodh që mikrondryshimet të mos vërehen nga ju, po rezultatet të vërehen nga shoqet tuaja (Çfarë kremi po përdor? – është pyetja që shtrojnë zakonisht). Vetëm ju do ta dini se bëhet fjalë për IPL ripërtërirjen!

Trajtimi zhvillohet në faza:

Faza 1: Shfrytëzimi i energjisë intensive të filtruar të dritës, të emetuar me (IPL) në pika të ndryshme, për të vepruar ndaj njollave të diellit dhe pikave të moshës.

Faza 2: Energjia laserike e rregulluar me saktësi të lartë që të shkojë në caqet e dallueshme të enëve të gjakut, duke përfshirë venat sipërfaqësore dhe angiomat qershi.

Faza 3: Energjia laserike ndryshohet, me qëllim të trajtimit të lëkurës së dëmtuar nga dielli, në një sfond të përgjithshëm.

Faza 4: Gjatësia valore e laserit ndryshohet për trajtimin e dermisit në thellësi, me qëllim të kontraktimit dhe stimulimit të kolagjenit.

Trajtimi bëhet një herë në muaj. Rekomandohen 4 trajtime, ndjekur nga 2 trajtime gjatë vitit – për mirëmbajtje.

Ripërtërira me Pilingun kemikal (Chemical Peeling)

Është metodë me të cilën, duke gërryer shtresën siperfaqësore të lëkurës, hiqen rrudhat e vogla dhe shenjat si dhe freskohet lëkura dhe njëkohësisht stimulohet prodhimi i kolagjenit sipërfaqësor.
Në varësi nga gjendja, gërryerja e lëkurës bëhet në thellësi të ndryshme dhe mund të bëhet një herë në javë, një herë në 2 javë, një herë në muaj ose një gërryerrje më e theksuar që bëhet vetëm një herë në vit.
Në Klinikën “ Derma D” përdorim Pilingun me acide glikolike (acide frutash): Neostrata AHA peeling, Easy Phytic easy peel (Pilingu i Nuseve), Skin Tech piling si dhe TCA piling.
Derisa trajtimet me Ac glikolike (Ac të frutave) bëhen pa lënë ndonjë gjurmë të dukshme menjëherë pas trajtimit, trajtimi (në thellësi mesatare) me TCA është më agresiv.
Procedura
Çfarë ndodh me lëkurën gjatë pilingut?
Kur të aplikohet në lëkurë, substanca kemikale kozmetike shkakton tharjen e qelizave të shtresave të ndryshme të lëkurës, e cila shkolitet dhe bie/hiqet brenda disa ditësh. Kur të bjerë lëkura e gërryer, shfaqet një shtresë e re e lëkurës së padëmtuar, me një cilësi të duhur, e shkelqyer, e përmirësuar dhe me teksturë të përmirësuar (porcelan like).
Tek shumica e njerëzve duhet të kalojnë 5-7 ditë për t’u qëruar lëkura e trajtuar me Skin Tech peeling. Gjatë procesit të shërimit, nuk ndihen dhembje në lëkur, por ajo duket sikur të jetë djegur nga dielli. Prandaj shumë nga pacentet/pacientët, gjatë kohës së trajtimit vendosin të qëndrojnë në shtëpi. Mirëpo, në qoftë pacienti nuk shqetësohet shumë për dukjen e tij, mund të jetë në gjendje të punojë gjatë një pjese të trajtimit deri sa të fillojë qërimi i lëkurës, duke e mbuluar me pudër të njomë.
Kushdo që ka pasur një trajtim me Skin Tech, është bërë më i ndjeshëm ndaj dritës së diellit për të paktën 6-8 javë pas trajtimit. Gjatë kësaj kohe, është shumë e rëndësishme që lëkura e re të mbrohet me kremra kundër diellit, me kapelë dhe duke iu shmangur rrezeve të forta të diellit.
Sikur ndodh me çdo procedurë tjetër, të gjithë kandidatet nuk mund të trajtohen me pilingun Skin Tech . Ndryshe nga pilinget e tjera, ato me Skin Tech zakonisht nuk e zbardhin lëkurën përgjithmonë, prandaj këto trajtime mund të kryhen edhe tek pacientë me lëkurë të errët.
Shumë nga njerëzit, ashtu sikur kanë në lëkurën e fytyrës shenja të plakjes dhe ndryshime të shkaktuara nga dëmtime të diellit, shenja e dëmtime të tilla mund të kenë edhe në qafë, në gjoks dhe në duar. Për fat të mirë, Skin Tech pilingu mund t’i përmirësojë me sukses këto ndryshime, si në fytyrë, ashtu dhe në pjesë të tjera.
Ripërtërirja me Dermaroller

7.Trajtimi me Dermaroller

Ky është mjet i popullarizuar kohët e fundit për rivitalizimin dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.

Përmes kësaj metode mund të përmirësohet ndjeshëm
pamja e lëkurës tek rastet e:
• shenjave të fytyrës pas akneve
• lëkurës së plakur dhe të dëmtuar nga dielli
• rrudhave të fytyrës dhe dekoltesë
• striave dhe nishaneve të ndryshme në trup
• rënies së flokëve
Trajtimi me Dermaroller është një metodë e avancuar mikro-kirurgjikale, e cila, përmes mikroinjektimeve në lëkurë, stimulon rigjenerimin dhe riparimin e natyrshëm të saj. Pas trajtimit, lëkura merr pamje të ndritshme me teksturë të shëndetshme.
Terapia bëhet nga një dermatolog i trajnuar.

Procedura e terapisë

Mjeku do të përdorë një Dermaroller, pajisje mjekësore për të prodhuar mijëra kolona – gjilpërash mikroskopike në lëkurë. Çdo gjilpërë e kolonës do të depërtojë në dermisin e lëkurës dhe do të hyjë rreth 0.1mm në gjerësi. Kolona do të mbyllet shpejt duke i bërë të mundur lëkurës që të shërohet shpejt – shpesh në të njëjtën ditë.
Mjeku paraprakisht do të përdorë një krem anestezik, për të mpirë lëkurën, që procedura të bëhet më e rehatshme. Natyrisht nevojiten 30 minuta që të arrijë efektin kremi anastezik dhe 20 – 30 minuta për procedurën e terapisë me Dermaroller .
Pas një procedure me terapinë Dermaroller, në lëkurën tuaj do të fillojë rigjenerimi dhe riparimi i natyrshëm.

Si vepron Dermarolleri?

Me depërtimin e gjilpërave të shumta që gjenden në roller, zhvillohet një zinxhir procesesh enzimatike natyrale, të cilat stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe fibrave të elastinës në sipërfaqen e dermisit dhe subdermisit. Kjo merr kohë, meqenëse prodhimi i kolagjenit dhe elastinës, si dhe strukturat e reja qelizore krijohen pas shtimit të furnizimit me gjak.
Mund të shkojnë deri 6 javë para se të bëhen të dukshme shenjat e para të rigjenerimit dhe riparimit, dhe ky si proces të vazhdojë dhe më tutje gjatë muajve në vijim, për të siguruar rezultate të qëndrueshme.
Pas procedurës, rekomandohet mbrojtja nga dielli.
Rekomandohet të bëhet një seri prej 3 trajtimesh me një distancë 6-javëshe në mes tyre. Në trajtimin e shenjave të mbetura pas puçrrave në fytyrë dhe të defekteve llojesh të tjera, mund të jetë e nevojshme të zgjasë terapia me Dermaroller, deri në pesë procedura.
Menjëherë pas procedurës-trajtimit me Dermaroller, ju do të dukeni sikur jeni djegur nga dielli, dhe lëkura juaj do të jetë e skuqur dhe pak e enjtur, me një ndjesi temperature dhe djegieje të lehtë. Kjo ndjesi do të fillojë të largohet pas 1 deri 2 orësh dhe, normalisht do të shërohen të njëjtën ditë për të ngelur një skuqje e lehtë vetëm edhe gjatë 2 ditëve të ardhshme.
Më pastaj do t’ju rekomandohet të përdorni krem për të ndihmuar zbutjen dhe qetësimin e lëkurës. Për të pastruar fytyrën për 48 orët në vijim, duhet të përdoret uji i vakët, duke u siguruar që duart tuaja të jenë të pastra kur të prekin zonat e trajtuara.
Gjatë ditëve në vijim vazhdohet me përdorimin e kremrave të
zakonshme për mirëmbajtjeen e lëkurës, por gjithsesi të përdoren edhe kremra për mbrojtje nga dielli me faktorë të lartë mbrojtës (SPF50).

Trajtim nuk ka ndonjë efekt negativ anësor, dhe rekomandohet t’i besohet vetëm Dermatologut të trajnuar për këtë metodë.

Këshilla pas trajtimit:
-T’i shmanget ekspozimit ndaj diellit për 48 orë.
-Për 24-48 orë nuk rekomandohen ushtrime ekstensive dhe qëndrimi në temperaturë të lartë, që provokojnë djersitjen.
Gjithashtu nuk rekomandohet përdorimi i makiazhit.
Të përdoret kremi kundër diellit me faktorin 30-50, dhe
-Për efekt optimal, të përdoren kremra me Vit. C.

Ripërtërirja me PRP

Është një metodë e re e marrjes së gjakut, centrifugimit dhe ndarjes së trombociteve nga plazma, me qëllim të riinjektimit në fushën e planifikuar.
Përdorimi i plazmës vetjake me shumë trombocite, provokon një sërë procesesh enzimatike zinxhir, që rezulton me prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, dhe në këtë mënyrë dhe rigjenerimin (përtërirjen) e lëkurës drejt rikthimit të teksturës normale të saj, përmirësimin e striave dhe deri me stimulimin e daljes së flokëve nëse aplikohet në fushën alopecike në kapelicium.

Ripërtërirja me Mesoterapi

Çfarë është Mezoterapia?

Mezoterapia është një trajtim natyror që ndihmon formimin e kolagjenit dhe qelizave të reja, pas së cilës lëkura shtrihet dhe rezulton me zbutjen e rrudhave sipërfaqësore dhe pamje më të re. Kjo metodë përdoret gjithashtu për të trajtuar celulitin. Mezoterapia është një procedurë minimalisht invazive që përbëhet nga mikro-injektimet në shtresën e mesme të lëkurës (mesoderm) deri në thellësinë e sajë rreth 4 mm. Zgjidhjet për injekcione janë të ndryshme. Kryesisht përmbajnë përqëndrime të larta të vitaminave, aminoacideve dhe Koenzimes. Këto substanca në mënyrë të konsiderueshme bëjnë rritjen e rigjenerimit të lëkurës. Nëse lëkura është shumë e thatë ose në qoftë se rrudhat janë mjaft të shprehura atëherë kokteli kombinohet me acid Hyaluronik, e cila formon një nga elementet themelore të strukturës së lëkurës. Me aplikimin e saj, lëkura hidrohet intenzivisht, tërhiqet, me atë rast bëhet zbutja e rrudhave të vogla dhe përmirësimi i teksturës së sajë. Edhe rrudhat mesatarisht të thella të qafës, gjoksit, krihëve apo të duarve mund të jenë zbutur përmes kesaj metode. Përmbajtja mund të aplikohet manualisht me injekcione të holla apo me aparaturë të posaqme me çrast edhe përcaktohet përmbajtja e koktelit sipas gjendjes së lëkurës dhe moshës së individit.
Mikro-injektimet bëhen çdo dy javë për 2 – 3 trajtime. Disa individë mund të kenë nevojë për një kurs trajtimesh një herë në javë. Kur efektet e dëshiruara janë arritur, juve do t`ju nevoitet një program mirëmbajtës çdo 2 – 3 muaj apo më shumë.

3.Trajtimi i Rrudhave

Trajtimi i rrudhave, në varësi nga lloji i tyre, lokalizimi dhe mosha, bëhet me:
3.1 Injeksione antirrudhë,
3.2 Gërryerje të lëkurës (piling),
3.3 Trajtim laserik,
3.4 Injektim me mbushës, si dhe me
3.5 Maska të ndryshme.

Injeksionet antirrudhë

Injeksionet antirrudhë përdoren për të trajtuar:
– Mrrolat në mes vetullave dhe rrudhat e mërzisë,
– Rrudhat e të qeshurit rreth syve;
– Rrudhat në hundë (Bunny Lines);
– Rrudhat horizontale në ballë ose asimetritë në ballë;
– Korrigjimi i buzëve depresive (ngritja e këndeve të buzëve);
– Zhveshja e tepruar e mishit të dhëmbëve (gummy smile);
– Ngritja e vetullave;
– Ngritja e majës së hundës.

Ky injeksion mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar rrudhat rreth buzëve për rritjen e lehtë të vëllimit të buzëve si dhe për rrudhat në qafë.
Injektimi i sasisë shumë të vogel të subsancës Botox, relakson muskujt dhe, në këtë mënyrë, lëkura mbi të shtrihet duke marrë një pamje të dëshiruar pa rrudha dhe më të freskët. Për t’u arritur efekti, do të nevojiten 3-14 ditë, kurse efekti do të zgjasë për 4-6 muaj.

Më shumë tek……………..3.1

Pilingu kemikal

Është një metodë me të cilën, duke gërryer shtresën sipërfaqësore të lëkurës, heq rrudhat e vogla dhe shenjat si dhe freskon lëkurën, duke stimuluar njëkohësisht prodhimin e kolagjenit sipërfaqësor.
Në varësi nga nevoja, gërryerja e lëkurës bëhet në thellësi të ndryshme dhe kjo mund të jetë javore, dyjavore ose mujore dhe – gërryerrja më e thellë bëhet vetëm një herë në vit.

Në Klinikën tonë përdorim Pilingun me acide glikolike (acide të frutave) Neostrata dhe Easy phytic, Skin Tech piling, si dhe TCA piling.

Më shumë tek……………..3.2!

Trajtimi Laserik i rrudhave

Bëhet përmes aparaturës që emeton dritë intensive IPL, e cila, me anë të ngrohjes dhe ndriçimit, provokon prodhimin e kolagjenit në lëkurë (dermis).
Trajtimet bëhen 1 herë në muaj, sipas nevojës 4-6 trajtime, kurse për mirëmbajtje rekomandohet 1 trajtim në 6 muaj.

Injektimi me mbushës (fillera)

Një filler (mbushës) i lëkurës është një substancë në formë xheli, që injektohet në mes të dermisit (shtresa të lëkurës ) duke përdorur gjilpëra shumë të holla, për të rivendosur vëllimin dhe për të hequr dhe zbutur vijat dhe rrudhat, dhe kështu zvogëlohet thellësia e tyre.
Nga rrudhat që trajtohen me mbushës, janë ato të fytyrës, si lugu nazolabial (nga hunda në cep të gojës), rrudhat rreth buzëve, në ballë, në mes vetullave ose dhe ato rreth syve.
Nga substancat që përdoren tek ne për trajtimin e rudhave, janë: Restylane, Perlane, Juviderm që qëndrojnë në lëkurë për të paktën 6 muaj, kurse Radiesse dhe Redexis qëndrojn 18 muaj dhe Redexis Ultra 24 deri 42 muaj.

3.1 Injeksioni antirrudhë

Injeksioni antirrudhë është procedura kozmetike me rritje të shpejtë të popullaritetit. Procedura e injektimit është nga më të sigurtat në dispozicion për reduktimin ose zbutjen e rrudhave.

Ne shpesh përdorim trajtime antirrudhë për të trajtuar rrudhat e të mrrolurit në mes të vetullave, rrudhat e ballit, rrudhat rreth syve. Gjithashtu mund të trajtohen vijat rreth gojës dhe ato në qafë dhe po ashtu edhe për përmirësimin e të qeshurit (zhveshja e tepruar e dhëmbëve) si dhe ngritja e këndeve të buzëve
(korrigjimi i buzëve depresive), ngritja e majës së hundës dhe rritja e lehtë e vëllimit të buzëve.
Injektimi i një sasie shumë të vogël të subsancës Botox relakson muskujt dhe në këtë mënyrë, lëkura mbi ta shtrihet dhe jep një pamje të dëshiruar pa rrudha dhe më të freskët. Për t’u arritur ky efekt, do të nevojiten 3-14 ditë, kurse efekti do të zgjasë për 4-6 muaj.

Si mund të veprojë injeksioni antirrudhë?

Së pari, në muskulin që krijon rrudhë, me një gjilpërë të vogël, injektohen disa pika substancë. Kështu ajo bllokon impulsin nervor që arrin në atë zonë dhe si rezultat, dobësohet funksioni i muskulit.
Si të dobësohet muskuli, lëkura mbi të shtrihet dhe rrudha gradualisht zbutet ose zhduket. Muskuli i cili nuk mund të lëvizë, nuk mund të shkaktojë rrudhë.

Përparsit e Injeksionit Antirrudhë:

– Redukton ose eliminon rrudhat pa kirurgji;
– Trajton muskujt themelorë (në dallim nga heqja sipërfaqësore e rrudhave përmes pilingut – gërryerjes së lëkurës);
– Ofron efekte të jashtëzakonshme, të cilat janë shumë të përshtatshme dhe të kthyeshme (reversibil);
– Shumica e pacientëve hetojnë një ndjesi shpimi të lehtë dhe trajtimi merr vetëm disa minuta.

A do të ndryshojë shprehja e fytyrës?

Këto trajtime bëhen për zbutjen e muskujve dinamikë dhe hiperakivë, që krijojnë rrudha. Kjo do të thotë se nuk trajtohet çdo muskul, dhe sidomos jo muskujt e fytyrës që përcaktojnë tiparet e saj.
Gjatë konsultës do të përcaktohet doza më e përshtatshme për ju dhe do të vendoset se cilët muskuj duhet të injektohen për të arritur rezultatet më të mira.
Çfarë mund të trajtohet me injeksione antirrudhë?
– Të mrrolurit, rrudhat e mërzisë, të të qeshurit dhe rrudhat në hundë (Bunny Lines);
– Rrudhat rreth syve;
– Rrudhat horizontale në ballë dhe asimetria në ballë;
– Këndet depresive të gojës;
– Zhveshja e mishit të dhëmbëve (gummy smile);
– Ngritja e vetullave;
– Ngritja e majës së hundës;
– Hyperhidrosis (djersitja e madhe e nënsqetullave).

Sa kohë zgjat veprimi i injeksionit antirrudhë?
Efekti mund të zgjasë 4-6 muaj para fillimit të rikthimit gradual të rrudhave.
Nëse trajtimet përsëriten rregullisht, studimet klinike tregojnë për një zgjatje te efektit mbi 6 muaj.
Cili është preparati që injektohet?
Ne përdorim injeksione Botox të Alerganit, që është më i sigurti në treg.

3.2 Pilingu kemikal

Kur të jetë aplikuar në lëkurë, substanca kemikale kozmetike shkakton tharjen e qelizave të shtresave të ndryshme të lëkurës dhe ato hiqen për një periudhë prej disa ditësh. Kur të jetë gërryer (të ketë rënë) lëkura e vjetër, ajo shfaqet me një shtresë të re të lëkurës së padëmtuar, e cila ka një cilësi të duhur, është e shkëlqyeshme, e lëmuar dhe me teksturë të përmirësuar (porcelan like).
Tek shumica e njerëzve duhet të kalojnë 5-7 ditë për t’u qëruar nga lëkura e trajtuar me Skin Tech peeling. Gjatë procesit të shërimit, nuk ndihen dhembje, por lëkura duket sikur të ishte djegur nga dielli. Prandaj, shumica e pacientëve, gjatë kohës së shërimit, zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi. Megjithatë, në qoftë se nuk merakoseni shumë për dukjen tuaj, ju mund të jeni në gjendje të punoni gjatë një pjese të periudhës derisa të fillojë qërimi i lëkurës, duke e mbuluar me pudër të njomë.
Çdokush që ka pasur një trajtim me Skin Tech, lëkura e tij është më e ndjeshme ndaj dritës së diellit për të paktën 6-8 javë pas trajtimit. Gjatë kësaj kohe është shumë e rëndësishme lëkura e re të mbrohet
me kremra kundër diellit, me kapelë dhe duke iu shmangur diellit të fortë.
Si për çdo procedurë, të gjithë nuk janë kandidatë për pilingun me Skin Tech apo TCA. Ndryshe nga pilinget e tjera, ato me Skin Tech dhe TCA lëkurën zakonisht nuk e zbardhin përgjithmonë, prandaj dhe mund të kryhen tek pacientët me lloje të lëkurës së errët.
Tek shumica e njerëzve, ashtu sikurse kanë shkallë plakjeje dhe ndryshime të provokuara nga dëmet e diellit në fytyrë, kanë të tilla po ashtu edhe në qafë, në gjoks dhe në duar. Për fat të mirë, Skin Tech pilingu dhe ai me TCA mund të përmirësojnë me sukses këto ndyshime, si në fytyrë, ashtu dhe në pjesë të tjera.

4. Mbushësit

Mbushësit e lëkurës sot janë shumë të popullarizuar dhe përdoren për përtëritjen e fytyrës dhe riparimin e rrudhave.
Mbushësit e lëkurës përdoren zakonisht për të mbushur:
– Vijat e fytyrës,
– Lugun nazolabial (nga hunda në cep të gojës),
– Rrudhat rreth buzëve dhe rrudhat në ballë ose dhe ato rreth syve.
Po ashtu përdoren:
– Për të ripërcaktuar kufirin e buzëve,
– Për fryrjen e buzëve,
– Për riformimin dhe fryrjen e mollëzave të faqeve;
– Për ngritjen dhe fryrjen e vetullave;
– Deri dhe për përmirësimin e formës apo majës së hundës.
Një filler (mbushës) i lëkurës është një substancë në formë xheli, që injektohet në të gjitha shtresat e fytyrës nga lëkura deri në thellësi mbi periost duke përdorur gjilpëra shumë të holla ose dhe kanila, për të rivendosur ose shtuar vëllimin e zonave të caktuara të fytyrës . Qoftë të përdoret vetëm për të korrigjuar zonat e vogla të fytyrës, ose dhe në procedura të tjera kirurgjikale a jokirurgjikale, është ndoshta trajtimi më i popullarizuar sot në fushën e estetikës.
Në Klinikën “Derma” ne përdorim gjeneratën më të sigurt të mbushësve xhel të lëkurës. Kjo masë (substancë) është bërë nga një sheqer natyror kompleks, i quajtur acid hyaluronic, që është gjetur në natyrë brenda indeve e qelizave të gjalla, përfshirë lëkurën e njeriut. Ka një viskozitet të butë, prandaj shkakton fare pak siklet në injektim dhe ka fare pak mundësi të vërehet pas injektimit. Ky është një biosintetik (biosynthetic) me bazë joshtazore, kështu që nuk ka nevojë për një testim paraprak. Trajtimet e lëkurës me mbushës (filler) zvogëlojnë thellësinë e rrudhave dhe përmirësojnë strukturat anatomike, si mollëzat, mjekra, buzët, balli dhe rajoni periorbital, për të krijuar një pamje natyrore dhe më të freskët të fytyrës, që duhet të zgjasë të paktën 6-12 muaj – Resylane / Perlane, Radiese 12-16 muaj, Redexis – 18 muaj ose dhe 24 -42 muaj Redexis Ultra.
Procedura bëhet me kremra anestezike lokale ose me injektime në formë bllokadash.
Para se të vendoset për injektimin me mbushës, gjithherë klienti duhet të ketë parasysh që duhet të njihet nga Dermatologu ose Kirurgu plastik me substancën që injekton për sa i përket afatit të përdorimit, cilësisë së saj dhe vendit ku është prodhuar subsatnca injektuese.
Fillerat që resorbohen dhe që kanë afat të kufizuar qëndrueshmërie, janë më të rekomanduarat nga këndvështrimi i etikës mjekësore, sepse nuk provokojnë efekte anësore, ndërkohë që mund t’u përshtaten vazhdimisht linjave të fytyrës që ndryshojnë me moshën.

5. Trajtimi i skuqjeve, kapilarëve dhe Nevus fllammenus

Trajtimi i kapilarëve, nishaneve (Nevus Flamenus, Hemangiomave) dhe Rosaces me IPL

Çfarë mund të prisni para mjekimit?

Paraprakisht Ju do të takoheni me dermatologun për të diskutuar historinë tuaj mjekësore, detajet e trajtimit aktual dhe planifikimin e tretmaneve te ardhshme. Me pastrimin e vendit te trajtimit mund të aplikohet një krem anestezioni me crast duhet të prisni 30 minuta derisa të reagojë. Pikërisht para trajtimit do të hiqet kremi anestezik dhe sytë tuaj do të mbulohen me syze të sigurisë për mbrojtje.

A shkakton dhembje trajtimi?

Ju mund të ndjeni disa shpime të lehta si nga gjilpërat gjatë trajtimit. Për të bere me te rahatshem aplikimin, mund të përdoren dhe xhela të ftohtë.

Sa kohë marrin trajtimet?

Trajtimi mund të zgjasë 5 deri 30 minuta ose më shumë, në varësi nga madhësia e zonës së trajtimit. Tek personat e ndjeshëm aplikimi paraprak i kremit anastezik zgjat për 30 minuta ose më shumë procedurën, në mënyrë që ajo të arrijë efektin.
Kjo diskutohet me ekipin tonë para trajtimit.

Sa trajtime janë të nevojshme?

Shumica e pacientëve përjetojnë përmirësime të konsiderueshme pas 1 deri 5 trajtimesh, në varësi nga gjendja e lëkurës dhe niveli i trajtimit, ndërkohë që tek Nevus flamenus dhe Hemangiomat nevojiten më shumë trajtime.

Sa kohë do të zgjasin efektet?

Ndonëse trajtimet mund t’ju ndihmojnë për të hequr shenjat e plakjes dhe dëmet e provokuara nga dielli, ato nuk mund të ndalojnë këto procese. Efekte të jashtëzakonshme mund të mbahen me trajtime plotësuese dhe me një regjim të përditshëm të mbrojtjes nga dielli.

A është i sigurt trajtimi?

Klinika “Derma D” është nismetare e shumë trajtimeve mjekësore me një histori ofrimi të trajtimeve jashtëzakonisht të sigurta dhe efektive. Të gjitha trajtimet janë hulumtuar me kujdes dhe janë aprovuar nga Shoqata Botërore e
Dermatologëve.

Çfarë tjetër mund të trajtohet me IPL?

Rivitalizimi i lëkurës konsiston në përmirësimin e teksturës së lëkurës, të tonizimit dhe shtrëngimit të saj si rezultat i prodhimit të kolagjenit vetanak.
Trajtimi i Akneve me IPL shpejton mjekimin e tyre pas aplikimit 2 herë në javë brenda 4 javësh.

Trajtimi i Infeksioneve Fungale të thonjeve me IPL
Konsiston me aplikimin 1x ne jave brenda 4 javesh ne thonjet e atakuar me fungus, menyre kjo e pershtatshme per tu ikur trajtimeve me tableta te demshme per melqine.

6.Djersitja e nënsqetullave

Djersitja e tepërt e njohur në mjekëi si hyperhidrosis, shfaqet si pasojë e hiperaktivitetit të gjëndrave të djersës. Kur djersitja është e tepërt, mund të bëhet e turpshme, e pakëndshme e stresuese, dhe të pamundësojë inkuadrimin e individit në jetën sociale. Djersitja e tepërt e nënsqetullave mund të prishë shumë aspekte të jetës së personave, nga zgjedhja e karrierës deri tek veprimtarite relaksuese, në marrëdhëniet, mirëqenien emocionale dhe respektin për veten.

Çfarë mund të bëhet për të parandaluar djersitjen e tepërt?

Injeksioni kundër djersëve përdoret për të trajtuar problemin e djersitjes së tepërt nën sqetulla, me synimin për të rregulluar burimin e prodhimit të saj. Substanca e injektuar, pasi të hyjë në gjëndra të veçanta në nënsqetulla, përgjegjëse për djersitje të tepërt, bllokon lirimin e një kimikati që përcjell sinjalet e trupit për të prodhuar djersë.

Sa kohë nevojitet për trajtim?

Procedura zakonisht zgjat rreth 20 minuta dhe pacientët mund të kthehen në rutinën e tyre të përditshme menjëherë pas trajtimit.

A shkakton dhembje trajtimi?

Meqenëse ne përdorim krem anestezik para trajtimit, pacientin e ndien vaten fare pak të parehatshëm.

Kur do të fillojnë të shihen rezultatet dhe sa kohë zgjat efekti?

Pacientët do të fillojnë të shohin djersitje të zvogëluar zakonisht brenda 3-7 ditësh. Katërmbëdhjetë ditë pas procedurës, shumica e pacientëve njohin reduktim të djersitjes 80-95%. Rezultatet e fundit flasin per efekt që zgjat me një mesatare prej shtatë muajsh .

A është i sigurt trajtimi i djersitjes së tepërt?

Po, produkti i përdorur është FDA i miratuar dhe një nga medikamentet më të hulumtuara që përdoren për mbi 20 vjet si për qëllime klinike, ashtu dhe kozmetike .
Në fakt, produkti është përdorur për të trajtuar një shumëllojshmëri patologjish, përfshirë paralizën cerebrale tek fëmijët dhe çrregullime të lëvizjes (të kokës, qafës dhe fytyrësl). Efektet anësore janë tepër të rralla dhe zakonisht kanë të bëjnë me injektimin. Parehatia dhe hematoma si efekte anësore, gjithmonë do të zvogëlohen brenda disa orësh deri në dy ditë pas trajtimit.

Djersitja e Shuplakave dhe shputave ( dhe nënsqetullave)

Iontophoresa është metodë që ndihmon në zvogëlimit të djersitjes së shputave dhe shuplakave duke përdorë rrymën me intensitet të ulët.
Tretmani zgjat 30 minuta.

Janë të nevojshme 8-10 tretmane 1x në javë
Preferohen qe tretmanet të bëhen 2x në vite në sezonën e pranverës dhe ne sezonën e vjeshtes ne menyre qe vera dhe dimri te jene me komode per personat me ketë problem.

8. Trajtim Celulitit

Cavite, Radiofrekuence tri polare dhe Vacum
Cavitacioni me Radiofrekuence dhe Vakum eshte teknike e shkeputjes se adipociteve( qelizave qe ruajne yndyren) te vendosura mes lekures dhe muskujve.
Procesi zhvillohet ne tri faza: Faza e pare Cavitimi 30 minutesh gjate te ciles kohe arrihet thyerje e adipociteve per te vazhduar me fazen e dyte te 15 minuteshe me radiofrekuence, me qrast temperatura 50-60 grade ben shkrirjen e yndyres se shkeputur ne adipocite. Faza e trete 15 minuteshe realizon pert ithjen e yndyres se shkrire ne drejtim te lekures. Eshte e nevojshme qe kjo yndyre te kaloj ne sistemin limfatik dhe permes drenazhes te kaloj ne sistemin e ekskretimit te melqise dhe veshkeve.
Jane te nevojshme 5-10 tretmane ne interval nje javore mes tretmaneve. Percjellja e yndyres ne gjak ( triglicerideve) eshte e nevojshme.
Radiofrekuence tripolare perdoret atehere kur eshte e nevojshme terheqja – liftingu lekurore sidomos pas tretmanve te shkrirjes se yndyres mes lekures dhe muskujve

Presoterapia është trajtim detoksifikues pa dhimbje dhe jo-invaziv. Është një metodë revolucionare që stimulon funksionet natyrore të trupit përmes drenimit të limfës. Me këtë rast realizohet pastrimi nga toksinet, që si rezultat ka
Revitalizimin dhe oksigjenimin e indeve.
Dobësimin përmes zbutjes së celulitit dhe detoksifikim të trupit.
Zbutjen e dhimbjes dhe ënjtjes me origjinë të ndryshme, duke ofruar relaksim të menjëhershme
Formësimin e trupit: këmbëve, stomakut dhe krihëve duke e shtuar edhe tonusin e lëkurës
Ndërsa në kombinim me Cavitimin përshpejton procesin e largimit të qelizave yndyrore të thyera paraprakisht
Ka efekte kundër mplakjes
Redukton simptomat lodhjes kronike dhe dhimbjes së muskujve
Zbut disa forma të kapsllëkut
Bën relaksim të thellë, me atë edhe përmirësim të pagjumësisë, stresit dhe humbjes së vitalitetit

Linja kozmetike qe posedon DermaD është linja e ashtuquajtur Ambasadorja e bukurisë.

Biologique Recherché` Paris

Per nje lekure te shkelqyer
Permes Preparateve Biologjike qe jane natyrale dhe organike behen tretmane per:
Puqra,
Lekure te thate
Njolla,
Skuqje
Prevence nga mplakja